Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Skrtel zbulon se sllovaku ka refuzuar Barçën në janar

2019/02/Martin-Skrtel-e1549974366723.jpg
248:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 07: Martin Skrtel of Fenerbache SK during the match between SL Benfica and Fenerbache SK for UEFA Champions League Qualifier at Estadio da Luz on August 7, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi gjatë afatit kalimtar të janarit dhe një nga idetë e klubit spanjoll ishte mbrojtësi sllovak, Martin Skrtel.

Transferimi nuk ndodhi pasi ish-lojtari i Liverpoolit refuzoi katalunasit pasi dëshironte qëndrimin te Fenerbahce, e gjitha kjo u zbulua nga agjenti i tij Mithat Halis.

"Barcelona insistoi në transferimin e Skertel në muajin e kaluar pasi kishin nevojë për një alternativ", ka thënë Halis për Diario AS.

(Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

"Ata dëshironin dikë që do të ishte përkrahje për Gerard Piquen dhe Samuel Umtitin, por Martin nuk dëshiroi të ishte në atë pozitë".

"Mendoj se është mbrojtës më i mirë se Clement Lenglet, por Martin është i lumtur në Stamboll te Fenerbahce, ai ka rol të rëndësishëm në klub".

"Ai preferon të jetë lojtar kyç në ekipin e parë këtu, se sa zëvendësues te Barcelona", ka shtuar Halis.

Vlen të theksohet se gjatë janarit Barça huazoi mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo. /Telegrafi/