Please enter at least 3 characters.

Adrola Dushi përgjigjet për herë të parë në pyetjen se a është në lidhje me reperin Capital T

2022/05/ADDDRO9.jpg

Ish-missi Adrola Dushi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”.

Ajo përballë vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj iu është përgjigjur shumë pyetjeve që lidhen me jetën e saj profesionale dhe personale.

Ndër të tjerash, Dushi është pyetur edhe nëse janë të vërteta thashethemet se është në një lidhje me reperin e famshëm nga Kosova, Capital T.

Modelja bukuroshe reagoi e habitur mbi këtë pyetje fillimisht, duke thënë se është “në një lidhje me veten”.

“Unë jam në lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur”, tha Adrola përgjatë emisionin.

Ish-missi përndryshe ka qenë e martuar me biznesmenin Adis Patushi, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Troi.

Ky i fundit ka nisur një lidhje të re me kantautoren Filloreta Raçi – Fifi. /Telegrafi/