Please enter at least 3 characters.

Adioni 'vendos ultimatum' Mozës: I ke 12 orë, do të të shkatërroj

Në Ferma VIP situata mes Adiont dhe Mimoza Ahmetit ka eskaluar në një tjetër nivel tensioni, pas një përplasjeje të ashpër verbale brenda shtëpisë.

Debati mes tyre është shoqëruar me tone të rënda dhe deklarata të forta nga ana e Adionit.

Screenshot

Moza: S’më le të shijoj një pesëminutësh, ma more shpirtin.

Adion: Do të ta marr, të kam thënë, do të të shkatërroj.

Moza: Jo, unë s’të prek më me dorë ty. Do të lutesh. Kaq do ta bësh dhëmbin, unë nuk të prek më me dorë ty.

Adion: Nuk do të ketë më shanse, ja unë, ja ti. Nuk do të ketë më shanse, ‘s’do të të prek më me dorë’. Ke kohë edhe 12 orë.

Moza: Mos i ke ti 12 orë? Do t’u them, nxirrni nga arkiva krejt ato çka më ka bërë ky, barazohemi. Nuk do të luaj më me ty.

Sipas dinamikës së krijuar në bisedë, Adioni i ka vendosur një ultimatum Mimozës, duke i lënë vetëm 12 orë kohë në kuadër të lojës dhe duke e kthyer përplasjen në një garë të hapur force brenda formatit.

Kjo deklaratë ka shtuar edhe më shumë tensionin mes tyre dhe ka ndarë banorët në qëndrime të ndryshme.

Ngjarja është komentuar gjerësisht edhe jashtë shtëpisë, ku rrjetet sociale janë mbushur me reagime të forta.

Një pjesë e madhe e publikut e ka dënuar ashpër sjelljen e Adionit, duke e cilësuar të papranueshme dhe të tepruar për një format televiziv me audiencë të gjerë. /Telegrafi/