Please enter at least 3 characters.

Action Bronson dëshmon prejardhjen shqiptare në videoklipin e ri (Video)

2016/01/bronson-e1427215697701.jpg

Pasi mori përkrahjen e këngëtares shqiptare, Rita Ora, ai tashmë ka publikuar këngën e parë nga albumi i tij i fundit.

Bëhet fjalë për Arian Asllanin, reperin shqiptar më mirë të njohur si Action Bronson.

Ai së fundi ka publikuar videokëngën më të re të titulluar “Baby Blue”, për të cilën ka bashkëpunuar me Chance The Rapper, transmeton Telegrafi.

Ai shpesh në intervistat e tija shfaq publikisht prejardhjen e tij shqiptare.

E këtë së fundi e ka bërë edhe në një skenë të videos, ku një baner të vendosur në mur shkruan “Java e ndërgjegjësimit shqiptar”.

Vlen të theksohet se mediat amerikane Bronsonin e kanë vlerësuar si pasardhësin e reperit amerikan, Eminem.

Kujtojmë se babai i reperit është shqiptar, ndërsa nëna e tij ka prejardhje hebreje. /Telegrafi/