Abdixhiku: Prishtina është e qartë për fitoren e LDK-së dhe Përparim Ramës
Lumir Abdixhiku dhe Perparim Rama
30/09/2025
Tubim madhështor i Përparim Ramës me degën e IV të LDK-së, përkrahje masive për kryetarin e Prishtinës Dega e IV e LDK-së i ka rezervuar pritje madhështore kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikur, e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Numri i qytetarëve pjesëmarrës ishte i madh, sa mezi i zuri Salla e Kuqe.
Kjo në mbështetje të madhe për mandatin e dytë të Ramës. "Faleminderit, Dega IV! ", ka shkruar Rama. Edhe kryetari Abdixhiku ishte i bindur në fitore.
"Prishtina sonte, Dega 4, ishte krejt e qartë. E qartë për fitoren tonë. E qartë për Përparim Ramën. E qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës", ka shkruar Abdixhiku.


