Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku: Nuk do të jem kandidat i LDK-së për Prishtinën

2016/01/f.0403202332948_m.jpg

“E ndjej obligim që tu bëj të qartë gjithë miqve të mi se lajmi i bërë publik rreth kandidimit tim për zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk është i vërtetë; madje i habitshëm edhe për mua! Për hir të bindshmërisë po e bëj të qartë se unë që nga nesër do të jem madje në Angli deri në fundvit për të përmbyllur studimet e doktoraturës, një obligim ky ndaj vetes e ndaj durimit familjar.

Me gjithë respektin për pjesën më të madhe të subjekteve partiake, unë nuk e shoh veten të gatshëm për participim politik në to sot e as për një të ardhme të afërt. Qëndrimet e mia vazhdojnë të jenë apartiake e të një qytetari të zakonshëm - për aq sa mundem e aq sa di”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Telegrafi/.