Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku: LDK vjen me program zhvillimor e jo propagandë

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku pas Mitrovicës ka mbajtur tubim në qytetin e Istogut.

Ai nga këtu foli për programin qeverisës, e që sipas tij LDK vjen me program zhvillimor, e jo propagandë para qytetarëve.

‘’Nuk kemi ardhur as me ankesa e arsyetime. Kemi ardhur me plan. Me program. Me zotime konkrete. Me përgjegjësi të plotë. Me bindjen e palëkundur se Kosova mundet më shumë. Se Kosova meritaon më shumë’’, tha Abdixhiku.