Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund
26/07/2025
Pas dështimit të seancës konstituive, deputetë nga partitë tjera, PDK, LDK e të tjerë kanë vazhduar të mbajnë fjalim në Kuvend.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.
Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund.
Sipas tij, në politikë të gjithë janë kalimtarë, por disa lënë gjurmë.
Ai shtoi se mund të jenë edhe vetë politikat e tyre të gabuara që kanë kontribuar në rritjen e populizmit.


