Please enter at least 3 characters.

"A ke menduar të bëhesh muslimane?", Sara Gjordeni i përgjigjet ndjekësve: Pse u dashka

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, njihet për sinqeritetin në komunikimin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, gjatë një sesioni “ask me a question” në Instagram, ajo është pyetur për besimin e saj fetar.

Një ndjekës e ka pyetur: “A ke menduar ndonjëherë të bëhesh muslimane?” Sara ka reaguar menjëherë, duke treguar se ndihet e përmbushur me identitetin e saj aktual.

Ajo shoqëroi përgjigjen me një fotografi ku partneri i saj, Bardhi, mban në krahë vajzën e tyre, dhe shkroi: “E pse u dashka? Unë jam e krishterë dhe shumë e lumtur e e qetë me besimin tim”.

Edhe pse Bardhi dhe Sara vijnë nga sfonda të ndryshme, çifti ka treguar vazhdimisht se dashuria dhe respekti reciprok janë mbi çdo gjë.

Sara duket se vendos kufij të qartë për zgjedhjet e saj shpirtërore, duke lënë të kuptohet se feja është një çështje personale dhe nuk ka nevojë të ndryshojë asgjë në këtë drejtim. /Telegrafi/

Sara Gjordeni/InstaStory