Please enter at least 3 characters.

A e zbuloi Mbappe aksidentalisht se kë dëshiron si trajner të ri të Real Madridit?

Sulmuesi francez, Kylian Mbappé, ka nxitur spekulime rreth të ardhmes së stolit të Real Madridit, pasi reagoi ndaj një postimi në Instagram ku përmendej portugezi Jose Mourinho si një trajner i mundshëm i ri i “Klubit Mbretëror”, shkruan Marca.

E ardhmja e bankinës në “Santiago Bernabeu” është kthyer në temë diskutimi, sidomos në një sezon që, sipas raportimeve, po shkon drejt përfundimit pa trofe.

Në këtë kontekst, mediat kanë nisur të përmendin disa emra si kandidatë të mundshëm për stolin e Real Madridit, në rast se presidenti Florentino Pérez vendos të bëjë ndryshime për sezonin 2026/27.

Mes emrave të përfolur është edhe ish-trajneri i Real Madridit, José Mourinho, i cili aktualisht është te Benfica dhe e drejtoi ekipin madrilen në periudhën 2010–2013.

Postimi që tërhoqi vëmendjen

Thashethemet për një rikthim të mundshëm të Mourinhos u përhapën shpejt në media dhe rrjete sociale. Një shembull ishte një postim i profilit Score90 në Instagram, i cili e paraqiste Mourinhon si trajnerin e ardhshëm të “Bardheve”.

Ajo që e bëri postimin edhe më të komentuar ishte fakti se ai mori një “pëlqim” të papritur nga vetë Kylian Mbappé. Postimi, që kishte mbi 25 mijë reagime, krahasonte statistikat e Cristiano Ronaldos para dhe gjatë periudhës së Mourinhos te Reali, si dhe i vendoste ato në paralel me të dhënat e Mbappes.

Reagimi i sulmuesit francez ka ngjallur interes të madh te tifozët e Real Madridit, të cilët presin zhvillime për të ardhmen e ekipit pas një sezoni zhgënjyes. /Telegrafi/