LAJMI I FUNDIT:

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak – ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak – ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Rasti i çuditshëm është publikuar në revistën mjekësore “Medical Case Reports” dhe ka ndodhur në Florida.

Burri i paidentifikuar, 63 vjeç, po hante mëngjes me gruan në një restorant, kur filloi të kollitej dhe teshtinte në të njëjtën kohë. Ai ndjeu një dhimbje të fortë në bark dhe vendosi të ngrinte këmishën. Është një nënvlerësim të thuhet se ai ishte i tronditur.

Ju paralajmërojmë se vazhdimi i rrëfimit mund të jetë shqetësues për disa lexues, raporton dailymail.

Gjegjësisht, burri ngriti këmishën dhe pa një vrimë në stomak nga e cila dilnin “një sasi e madhe e zorrëve”. Gruaja e frikësuar thirri një ambulancë dhe burri fatkeq u transportua në spitalin më të afërt.

Ai ka rezultuar se pak më herët i është nënshtruar një operacioni abdominal, por ka marrë edhe konfirmimin e mjekut se plaga është “shëruar mirë”.

Ai shkoi në mëngjes me gruan për të festuar ndërhyrjen e suksesshme dhe për pak sa nuk vdiq. Një plagë shtatë centimetra u hap në bark.

Ky ndërlikim i rrallë, por serioz ndodh kur organet e brendshme “shfaqen” sepse plaga nuk është shëruar siç duhet. Ndodh në tre nga 100 pacientë që kanë kryer operacione të legenit ose barkut, tregojnë studimet.

Mund të jetë fatale në katër nga 10 pacientë nëse ka humbje të tepërt gjaku, shumë dhimbje ose lëndim të organeve të ekspozuara.

Kjo histori pati një fund të lumtur, sepse gjashtë ditë pas operacionit të ri, burri u dërgua në mjekim në shtëpi – dhe ai nuk kishte probleme të tjera.

Ekspertët përmendin kollën si një faktor rreziku të spikatur, në këtë rast, por edhe në të tjera që janë evidentuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Evropa
Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Azia
Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Evropa
Gjermanët po përgatisin një tank të ri

Gjermanët po përgatisin një tank të ri "Frankestein" për Ukrainën, do të përdoret për të rrëzuar dronët

Evropa
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Kalo në kategori