Ambasada e Norvegjisë: Kosovarët duhet t’i përcjellin procedurat e aplikimit për vizë pune

Më poshtë mund të gjeni sqarimin e plotë të ambasadës norvegjeze në Prishtinë.
Në lidhje me artikullin e botuar në “Telegrafi” për mundësitë e punësimit në Norvegji, Ambasada Norvegjeze do të ju japë disa informata në lidhje me vizat e punës për Norvegji.
Ky artikull i referohet skemës së regjistrimit, ku një person mund të udhëtojë në Norvegji-pa viza dhe të regjistrohet në Polici. Kjo skemë është vetëm për qytetarët e EEA (sqarim i Redaksisë: European Economic Area-Zona ekonomike evropiane) dhe nuk ka të bëjë me qytetarët e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës duhet të përcjellin procedurat e zakonshme të aplikimit për leje (vizë) pune në Norvegji. Më shumë informata rreth aplikimit për vizë pune në Norvegji mund të gjeni në web faqen e Ambasadës: https://www.norway-kosovo.no/studywork/
Ndërkaq, artikullin e publikuar nga Telegrafi ditë më parë lidhur me punësimin në Norvegji mund ta gjeni këtu: https://telegrafi.com/ekonomi/norvegjia-kerkon-punetore-paga-4-500-euro-46-16975.html


































