Alonso: Dua ta fitoj Kupën e Gjermanisë

Mesfushori spanjoll e ka fituar Kupën FA me Liverpoolin në vitin 2006, para se t’i fitonte edhe dy Copa del Rey me Real Madridin në vitin 2011 dhe 2014.
Dhe, teksa Bayerni po përgatitet për çerekfinalen e DFB-Pokal kundër Leverkusenit që do të zhvillohet të mërkurën, mesfushori është duke synuar të realizojë një het-trik me tituj të kupave.
“Unë e kam fituar kupën në Angli dhe Spanjë, dhe dua ta fitoj edhe këtu gjithashtu”, ka thënë fillimisht spanjolli.
“Leverkuseni është shumë i vështirë për t’u mposhtur. Ata janë skuadër e mirë dhe gjithmonë tentojnë të sulmojnë. Neve na duhet një paraqitje e lartë për të triumfuar”, ka shtuar Alonso. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































