Hitbërësja e këngës “Smile” është e njohur për komentet e saja ofenduese për personalitetet e famshme, ndërsa nuk i kursen fjalët kur flet për çiftin Beckham.

“Beckhamët janë neveritës. Të gjithë e dinë se Victoria është një përbindësh”, i ka thënë Allen revistës franceze “SoFoot”.

Për më shumë këngëtarja ka pranuar se asaj nuk i pëlqejnë femrat që kanë lidhje me futbollistët, duke thënë se më mirë do ta vriste veten sesa të martohej me një sportist.

Ajo ka vazhduar ofendimet edhe për Cheryl Cole, e cila është e martuar me futbollistin e Chelseat, Ashley Cole, duke thënë: “Ajo është një bushtër. Ajo paraqet gjithçka që unë urrej. Ajo është e marrë, sipërfaqësore dhe është e shëmtuar nga brenda dhe nga jashtë”.