Këngëtarja e hitit “Smile” pranon se ka shpenzuar fitimet e saja nga albumi debutues “Alright, Still”, duke udhëtuar dhe duke blerë vetura sportive. Ajo njofton se kriza aktuale e ka lënë atë pa para, prandaj është dashur ta shesë automjetin e saj BMW, për të paguar borxhet.

“Jam goditur nga kriza ekonomike. Më është dashur ta shes veturën time sepse jam trokë. Jam duke pritur të fitoj ndonjë para nga albumi im i ri, sepse aktualisht as bankat nuk më japin kredi”, ka shpjeguar këngëtarja.