Një tjetër copëz i bashkëngjitet mozaikut të raporteve mes gjeneve dhe sjelljes: një studim amerikan mbi të alkoolizuarit nxjerr në dritë lidhjen që ekziston mes profilit gjenetik me një "rrezik të vogël" e probabilitet të madh shërimi, me programin e psikoterapisë së 12 hapave, rekomanduar nga shoqata Alkoolistët Anonimë.
Është një mënyrë që jep rezultat e që fillon nga karakteristikat psikologjike të individit, duke u munduar të orientojë hapin pasardhës mjekësor, tipike e psikologjisë tradicionale. Kërkimet e fundit, përfshi edhe "Alcohol Research Center", janë publikuar në numrin e fundit të revistës "Alcoholism: Clinical & Experimental Research".
Varësia e një individi ndaj alkoolit ka të bëjë si me faktorët gjenetikë ashtu dhe natyrorë. Që prej disa vitesh, analizat gjenetike kanë treguar një përbërës të fortë të trashëguar në prirjen e të pirit (nga 52-64 për qind), me një shoqërim domethënës mes rrezikut të alkoolizmit dhe ndryshimet e shumta të ADN-së, të cilësuara si "polimorfizmi i vetëm i bërthamës" në brendësi të gjenit GABRA2 (kodifikimi i një klase receptorësh që përgjysmojnë efektet e GABA, neurotransmetuesi kryesor frenues i trurit).
Rezultate të reja tregojnë se gjenotipi GABRA2 jo vetëm që modifikon sjelljen e zakonshme në lidhje me pijen, por ndikon në suksesin e tipave të ndryshëm të psikoterapisë.
Alkoolizmi njihet si një ndër problemet më të rëndë të shëndetit publik. Ai nuk degradon vetëm individin, por edhe ambientin ku ai jeton, sepse efektet pasqyrohen në familje, punë dhe rrugë. Pse e përdorim pijen? Njerëzit pinë, sepse mendojnë se mund të kalojnë situata të vështira, zhgënjyese, por edhe të këndshme. Alkooli shërben për të mpirë emocionet dhe për të mbajtur një distancë nga ndjenjat, vetëdija. Një person i caktuar nuk e kupton se nga dy-tri gota që pi çdo ditë mund të kthehet në një "vartës" të tij.
Më poshtë, një metodë e thjeshtë ju mëson se si të mos i kaloni limitet: një dozë e përditshme, (rreth dy gota) e cila nuk duhet tejkaluar në asnjë rast, gjatë një periudhe disa mujore, edhe pse në të njëjtën kohë ndërhyjnë rrethana të veçanta që krijojnë interferenca emocionale (probleme në punë, debate me partnerin/en, martesat, funeralet, pushimet nga puna, rrëmujat, por edhe festat, udhëtimet, ngjarjet e shënuara etj.). Norma e lejuar parashikon vetëm dy gota dhe pa e tepruar. Vetëm në këtë mënyrë mund të zbuloni nëse e kontrolloni apo jo nevojën e të pirit, apo të kundërtën, nëse alkooli funksionin si rregullator i gjendjeve tuaja emocionale.
Studimet e fundit mbi fenomenin e "elasticitetit" – aftësia për të përballuar situata problematike – na mësojnë se gjenet nuk janë fat. Edhe pse ekziston një lidhje e ngushtë mes biologjisë dhe psikologjisë, i alkoolizuari cilido që të jetë profili i tij gjenetik mund të gjejë një mënyrë – përmes terapisë farmakologjike, psikologjike – për t‘u rilidhur me jetën. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/58b455b2cce9a67656.jpg)
Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë
![Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/785-0-67b439578.jpeg)
Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!
![Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/12623960-image-crop-1036x720-15-780x439.jpg)
Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
![Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/debate-780x439.png)
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
![Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/98634_shutterstock-2472-780x439.jpg)
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame