Alessandra Ambrosio është parë e vetme kohët e fundit.

Kjo për shkak se DailyMail ka mësuar se ajo është në një pushim nga i dashuri i saj, modeli 41-vjeçar Richard Lee.


“Ata nuk kanë kaluar shumë kohë së bashku këtë verë”, ka thënë një burim.

75050639 12479735 Over Alessandra Ambrosio has been seen solo a lot lately That is m 84 1693850677590

"Ajo ka qenë me miqtë dhe fëmijët, dhe ai ka punuar, kështu që ata janë ndarë dhe nuk janë takuar për një kohë", thanë tutje të njëjtat burimet.

Por, ata gjithashtu shtuan se ekziston mundësia që ata të rikthehen së bashku.

"Ajo ka qenë gjithmonë e dashur për të, kështu që ndoshta ata do ta zgjidhin këtë, por kush e di?. Ata janë ndarë prej muajsh tani", thanë burimet.

75050633 12479735 image a 78 1693849675121

Ai nuk ishte me të në Ibiza këtë verë dhe nuk u shfaq në festën e 15-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së saj Anja muajin e kaluar.

Hera e fundit që Alessandra dhe Richard u fotografuan së bashku ishte në mesin e qershorit në Santa Monica, Kaliforni, teksa ishin në plazh së bashku duke luajtur volejboll.

Në foto ata dukeshin më shumë si miq sesa të dashuruar.

Hera e fundit që modelja postoi foto me të në llogarinë e saj në Instagram ishte në janar kur ata ishin në Utah.

75050641 12479735 image a 80 1693849683774

Dhe hera e fundit që ai ndau një foto me të në Instagram ishte në janar.

Ata ishin me pushime në resortin e skive Montage Deer Valley në Park City me familjen e saj.

Alessandra dhe Richard filluan të takoheshin në janar 2021.

Modelja braziliane ka dy fëmijë - Anja dhe Noah - me ish-in e saj Jamie Mazur nga i cili u nda në vitin 2018 pas 10 vitesh së bashku.

75050635 12479735 image a 77 1693849670762

Ajo ishte gjithashtu e lidhur në mënyrë romantike me Nicol Oddi nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Modelja njihet për punën e saj me "Victoria's Secret" dhe u zgjodh si zëdhënësja e parë e linjës "PINK" të kompanisë.

Ajo ishte një engjëll i "Victoria's Secret" nga 2004 deri në 2017 dhe ka punuar për shtëpitë e modës si Christian Dior, Armani, Ralph Lauren dhe Next.

Më shumë se katër vjet më parë ajo lansoi linjën e saj të rrobave të banjës "GAL Floripa". /Telegrafi/