Me ardhjen e pranverës janë të shumtë njerëzit të cilët e kanë keq punën me teshtitjen dhe rrufën. Shkak duket se është bari, por edhe polenet e luleve. Ja se cilat janë simptomat dhe veçanërisht mënyrat natyrale për ta luftuar.
Të gjithë alergjikët ndaj barërave e dinë mirë se për ta fillon një periudhë e tmerrshme, me sekrecione nga hundët, teshtima, lot në sy etj.
Alergjia nga bari dhe polenet që transportohen nga era e bëjnë jetën e njerëzve alergjikë vërtet të vështirë, edhe pse ekzistojnë një sërë kurash dhe dietash për t’u ndjekur.
Në veçanti për sa u përket alergjive respiratore, faji është i poleneve, ose i qelizave riprodhuese mashkullore të prodhuara nga bimët gjatë lulëzimit të tyre, pra nga marsi në shtator. Sapo thithen, polenet identifikohen nga antitrupat IgE të sistemit imunitar si elemente të dëmshme dhe kështu lindin reaksionet alergjike.
Me ardhjen e pranverës, sasia e poleneve është aq e shumtë saqë mbush të gjithë ajrin. Por, përveç luleve, në këtë stinë fillojnë dhe shfaqen më së shumti edhe insektet, që gjithashtu mund të shkaktojnë sëmundje alergjike.
Thumbimi nga grerëza, bleta apo dhe insekte të tjera, është një tjetër alergjen, i cili mund të shkaktojë simptoma madje edhe të rënda.
Simptomat e alergjisë janë shumë të bezdisshme
Njerëzit që vuajnë nga alergjia ankohen për teshtima të shpeshta, të herëpashershme, rrjedhje, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre që kalon nga njëra anë në tjetrën. Por dhe skuqje, kruajtje, lotim sysh, nuk durojnë dot dritën (fotofobi) etj.
Po ashtu mund të kenë kollitje, gërhitje në gjoks, marrje fryme, sekrecione të pastra dhe që mezi nxirren, gjë që tregon se në sëmundje komprometohen edhe mushkëritë. Shenjat e mësipërme mund të shoqërohen me: dobësi trupore, dhembje koke, ankth etj.
Ilaçet dhe mënyrat për ta luftuar
Padyshim që ka shumë medikamente, por më e shëndetshme për trupin tuaj, por edhe për ambientin është që të përdorni produkte natyrale. Këshillohuni me mjekun specialist sa më parë, sepse kura me medikamente ndryshon nga individi në individ.
Mënyra më e mirë për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së alergjisë është shmangia e kontaktit me shkaktarin kryesor të saj që janë polenet e luleve. Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në orët e mëngjesit deri te dreka dhe ditët me erë kur prania e poleneve në ajër është më e lartë.
Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh duart, fytyrën dhe sidomos flokët, për të larguar polenet që mbeten në trup. Po ashtu duhet të shmangen shëtitjet dhe qëndrimet në mjedise që kanë lule, bari apo pemë.
Gjithashtu personat në fjalë duhet t’u shmangen aktiviteteve fizike siç janë vrapimet, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura dhe me gjelbërim. Duhet pasur kujdes me ajrosjen e shtëpisë, dritaret nuk duhen hapur herët në mëngjes, pasi ai është momenti ku polenet janë më me dendësi në ajër.
Disa ushqime e shtojnë alergjinë
Në fakt disa ushqime mund të kenë efekt negativ tek alergjia. Domatet, agrumet, pjepri, pjeshka, qershia, kumbulla, kivi, bajamet, birra dhe drithëra janë disa nga ushqimet që duhet të shmangen, pasi këto bëhen protagonistë të alergjisë së avancuar.
Ndaj ju këshillojnë të hani mirë, nëse dëshironi të përballoni alergjinë e kësaj stine./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vonesat gjuhësore tek fëmijët: Çfarë janë dhe si t’i njohim?

Pse disa gra lindin vetëm djem dhe të tjera vetëm vajza: U zbulua se çfarë ndikon më shumë në gjininë e bebes

Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur – Çfarë fshihet pas kleptomanisë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?