Site icon Telegrafi

Alec Baldwin shpreson se nuk do të ‘mbajë përgjegjësi penale’ për të shtënat fatale në xhirimet e “Rust”

Foto: Getty Images

Alec Baldwin i është rikthyer temës për të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust” gjatë një festivali filmi në Boulder, Kolorado.

Aktori mbante një armë në një set filmi në New Mexico më 21 tetor, nga e cila është vrarë kinematografja ukrainase, Halyna Hutchins dhe po ashtu mbet i plagosur regjisori, Joel Souza.

63-vjeçari vazhdon të ruajë pafajësinë e tij dhe tha në një intervistë televizive se nuk e tërhoqi këmbëzën.

Alec Baldwin (The Image Direct)

Deklaratat e tij kanë zemëruar bashkëshortin e Hutchins, i cili që atëherë ka ngritur një padi për vdekjen e bashkëshortes.

“Ideja që personi që mban armën dhe gjuan me të nuk është përgjegjës është absurde për mua”, tha Matthew Hutchins gjatë një interviste muajin e kaluar.

“Por siguria e armëve nuk ishte problemi i vetëm në atë set”, shtoi Hutchins. “Kishte një numër standardesh të industrisë që nuk u praktikuan dhe kishte shumë palë përgjegjëse”.

Brian Panish (Foto: Chris Pizzello)

Avokatët ngritën një padi për vdekjen në emër të Matthew Hutchins dhe djalit të tij më 15 shkurt, duke përmendur Baldwin dhe të tjerë që “janë përgjegjës për sigurinë në një set”.

Përveç Matthew, një pjesë e vogël e anëtarëve të “Rust” kanë ngritur padi kundër Alec dhe produksionit të filmit.

Lexo po ashtu Bashkëshorti i kinematografes së ndjerë, Halyna Hutchins thotë se Alec duhet të marrë përgjegjësi për të shtënat fatale në xhirimet e “Rust”

Baldwin në paraqitjen e së shtunës foli për atë se si kishte “dy viktima”, ndërsa gjithashtu sugjeroi se ka disa njerëz që kanë ngritur padi të cilët janë “të motivuar financiarisht”, raportoi Hollywood Reporter.

“Që nga fillimi, që nga momenti që ndodhi kjo, të gjithë kanë nxjerrë – përveç gjithë ankthit dhe vuajtjes, ndjenja të tmerrshme që kemi dhe, natyrisht, janë dy viktima dhe askush tjetër nuk është viktimë, si të thuash – ne jemi në një situatë ku njerëz të veçantë nuk janë aq të interesuar të zbulojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, tha Baldwin, sipas THR.

Bashkëshorti i Halyna Hutchins (Foto: Today)

Aktori e kujtoi të ndjerën si një person që nuk ishte thjesht ‘e dashur nga njerëzit, ajo ishte e admiruar’, dhe ai foli gjithashtu se si jeta e tij ka ndryshuar.

“Kam shumë shpresë kur të dalin faktet se nuk do të mbajmë përgjegjësi penale, por kjo ka ndryshuar jetën time. Dhe nuk e kam parasysh këtë në kuptimin e zakonshëm që kam qenë i përfshirë në diçka apo dikush ka kaluar”, tha ai. “Do të thotë, unë u përfshiva në një situatë me dikë të vrarë. Më ka ndryshuar jetën vetëm për sa i përket funksionit të armëve në filma dhe televizion”. /Telegrafi/

Vendi i të shtënave fatale në xhirimet e “Rust” (Foto: Jae C. Hong)
Exit mobile version