Aleanca Kuqezi reagon ndaj neofashistëve grekë

AK-ja nënvizoi se është një parti që kërkon fqinjësi të mirë në rajon, por jo marrëdhënie me parti naziste që kërkojnë të shtrijnë metastazat në shtetin shqiptar, transmeton Shekulli online.
Në lidhje me hapjen e degëve të Agimit të Artë në Shqipëri, kuqezinjtë janë shprehur se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, madje edhe e kanë paralajmëruar Agimin e Artë që të mos kalojë kufirin. Sipas tyre, Agimi i Artë duhet ta fiksojë mirë se në Shqipëri do ti digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve, maksimumi mund të trembë qeverinë e Berishës.
Përveç Agimit të Artë, në deklaratën e kuqezinjve është shënjestruar edhe kryeministri i Shqipërisë.
AK-ja e ka cilësuar Sali Berishën si një nga “partnerët” e Agimit të Artë, të cilin me 23 qershor nuk do ta kenë më. Një nga ndërmarrjet e kuqezinjve, nëse do të kishin shumicën në Parlament, do të ishte gjetja e një zgjidhjeje për Çështjen Çame. /Telegrafi/


































