Dyqani më i ri i ALBtelecom dhe Eagle Mobile është vendosur në një nga zonat kryesore të qytetit të Himarës, duke u mundësuar banorëve të kësaj zone të përfitojnë nga shërbimet cilësore dhe moderne të ofruara nga të dyja kompanitë. Ndërkohë, përmes këtij investimi, por edhe investimeve të tjera në të ardhmen, dy kompanitë do t’u ofrojnë qytetarëve të kësaj zone dhe të gjithë zonës së Bregut më të mirën e tyre përmes një shërbimi cilësor dhe të shpejtë.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe Drejtor i Grupit të Shitjeve në ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Aleksandër Kadiqi u shpreh për median se të dy kompanitë tashmë, edhe nëpërmjet dyqanit të ri dhe modern të hapur në qytetin e Himarës. “Aktualisht, ALBtelecom është i vetmi operator, i cili ofron shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit në zonën e Bregut dhe numri është në rritje. Përmes këtij dyqani, klientët tanë do të përfitojnë shërbime më cilësore, duke filluar që nga abonimet e ndryshme, pagesat e të gjitha faturave të telefonisë fikse dhe mobile, përfitimin e shërbimeve nga të dyja kompanitë, apo dhe të kenë të tyren pajisjet më të fundit të teknologjisë”, u shpreh Kadiqi.


Përmes investimeve të vazhdueshme dhe moderne, të dy kompanitë kanë shtuar kapacitetet e mbulimit me shërbim cilësor të zonës së Himarës dhe Bregut. Përmes investimeve të vazhdueshme, ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë shtuar kapacitetet e mbulimit për të gjithë zonën e Himarës dhe Bregut, pavarësisht terrenit të vështirë malor. Përveç internetit me linjë fikse të ofruar nga ALBtelecom, Eagle Mobile ofron lidhje të shpejtë të internetit në celular. /Telegrafi/