Albatros Rexhaj: Bleona të kthehet në shtëpi

Albatrosi i cili ishte mysafir në Zonë e Lirë te Arian Çani për të promovuar librin e tij “Zonja Z” u pyet nga prezantuesi kontravers edhe për Bleona Qeretin.
Telegrafi raportoi se Bleona nuk po pëlqeheht nga publiku amerikan për shkak të arrogancës së saj në serialin Euros of Hollyëood dhe madje publiku i atjeshëm ka kërkuar që ajo të largohet nga Amerika.
I pyetur nga Çani në emision, Rexhaj tha se nëse ajo vërtet nuk pëlqehet dhe nuk ka arritur të shpalosë impaktin e saj, atëherë duhet që të largohet.
“Nëse nuk pëlqehet, për çfarë po qëndron atje? Wshtë më mirë të largohet pra...”, u shpreh Rexhaj në emisionin Zonë e Lirë.
Ndryshe romani “Zonja Z” ka pak kohë që u publikua dhe qysh në ditët e para ka arritur numër të jashtëzakonshëm të shitjeve. /Telegrafi/












































