Alba dëshiron të realizojë filma në spanjisht

Aktorja thotë se kishte habitur shumë gazetarë kur për të parën herë u bë yll, pasi dukej latine por nuk mund të fliste gjuhën.
“Nuk doja t’i prezantoj në mënyrë të keqe latinët dhe nuk dija si ta mbroj veten. Por shkova në dhomë dhe qava gjithë natën. Që atëherë nuk kam dashur të komentoj për këtë temë”, ka thënë Alba për momentin kur është prezantuar si një latine që nuk flet spanjisht.
“E njoh thelbin e gjuhës spanjolle, por kam angazhuar një profesor për të më mësuar mua dhe Honor (vajzën). Dua të bëj edhe filma në spanjisht... Ka shumë tema dhe tregime interesante që ia vlen të realizohen në projekte, si jeta e imigrantëve për shembull”, ka shtuar Alba./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































