Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 4.373 teste, ndërsa janë regjistruar 1.031 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup - 492, Prilep - 64, Kavadar - 53, Veles - 47, Tetovë dhe Gostivar nga 45, Ohër - 31, Manastir - 30, Kumanovë dhe Negotinë nga 29, Gjevgjeli - 25, Strumicë - 20, Shtip - 16, Strugë - 13, Berovë - 12, Resnjë, Radovish dhe Krushevë nga 9, Koçan - 8, Sveti Nikollë, Probishtip dhe Vallandovë nga 7, Kriva Pallankë - 6, Demir Hisar - 4, Kratovë - 3, Kërçovë, Bogdanci dhe Demir Kapi nga, Dibra, Vinica, Makedonski Brod, Pehçeva dhe Dojrani nga 1.


Janë regjistruar 241 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar gjithsej 20 viktima. 9 viktima nga Shkupi, 3 nga Prilepi, Veles dhe Manastir nga 2 dhe nga një viktimë në Kumanovë, Gostivar, Kavadar dhe Koçan. Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 112.107, numri i pacientëve të shëruar është 97.166, numri i të vdekurve është 3.300, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.641./Telegrafi/