Alarm për sulm terrorist në Aeroportin e Manchesterit (Video)

Policia në Manchester kanë arrestuar një burrë të dyshuar për një kërcënim me bombë.
Aeroplani bëhet e ditur se është i Katar Airways që po fluturonte nga Doha në Mançester. Ai u ul në mënyrë të sigurt dhe një hetim emergjent është duke vazhduar.
"Ka pasur 269 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 vetave në bord. Ekuipazhi në bord kishte marrë një kërcënim për një pajisje të mundshme prezente dhe Katar Airways menjëherë mori të gjitha masat e nevojshme për të njoftuar autoritetet britanike”, thuhet në një njoftim, transmeton Telegrafi.
Në mesin e aeroplanëve që për një kohë nuk kanë mundur të ulen në Manchester është edhe fluturimi GTI8758 që po i kthente nga Miami futbollistët e Manchester United.
Nga
Telegrafi
05/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































