AP ka publikuar përkthimin në anglisht të dokumentit, që ka 22 "udhëzime të mbijetesës" për anëtarët e al-Qaidas, të gjetura në Timbuktu, e që daton nga viti 2011. Autor është një nga udhëheqësit e al-Qaidas, Abdullah bin Mohammed.

Një nga këshillat për të mbijetuar sulmet nga fluturaket amerikane pa pilotë është që komunikimet elektronike të pengohen duke përdorur pajisjet e vjetra me frekuenca të forta, që do të jenë aktive 24 orë në ditë. Aty këshillohet që të shfrytëzohen “dredhitë e ushtrisë jugosllave" gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Në mënyrë të veçantë, si shembull përmendin faktin se si ushtarët serbë, raketat e NATO-s me udhëheqje elektromagnetike "i tërhoqën dhe ngatërruan” me furrat me mikrovalë.


Anëtarët e al-Qaidas këshillohen edhe që xhamat reflektues të vendosen në kulme të ndërtesave dhe automobilave, që të fshihen nën një tendë të pemëve, të shmangin komunikimet pa tel, të shmangin grumbullimin në zona të hapura, e të formojnë grupe anti-spiunimi e të habisin armikun duke përdorur kukulla. 

Dokumentin origjinal mund ta lexoni këtu. /Telegrafi/