LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për spërkatjen e këpucëve

Akuzohet për spërkatjen e këpucëve

Një grua i ka thënë policisë së Cincinnatit të SHBA-ve se ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka ndjerë diçka të ftohtë në këmbët e saj. Policia ka thënë se një burrë është përvjedhur nën tavolinë e një biblioteke të Universitetit të Cincinnatit dhe ka përdorur shiringë për të spërkatur me ujë të njelmët këpucët e saj.

43-vjeçari Dwight Pannell, nga qyteti Columbus, është akuzuar për voajerizëm, sulm dhe fyerje kriminale, ka thënë gjykata. Pannell ka qenë i qetë gjatë paraqitjes së tij në gjyq. Avokati i tij ka thënë se veprimet e Pannellit nuk përkojnë me akuzat e ngritura ndaj tij.

Gruaja u ka thënë policëve se pasi kishte dëgjuar zhurmë nën tavolinë dhe përjetoi një ndjesi në këmbët e saj, shikoi poshtë dhe pa një njeri të ulur në gjunjë i cili mbante në dorë një shiringë.

Gjykatësi ka vendosur që Panell duhet të paguajë dënimin prej 75.000 dollarësh për veprimet e tij.