Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore.
Ky vendim vjen pasi avokatët e tij pretendojnë se klienti i tyre ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën.
Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin.
Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë vetë Breçani prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.
Kujtojmë se Breçani u arrestua pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku rezultonte se ai diskutonte me eksponentë të krimit të organizuar, për disa ngjarje kriminale. /Telegrafi/