Ish-drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, Bujar Ajeti i njohur dhe me mbiemrin Germizi, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati të arrestuar pas një operacioni të Prokurorisë së Posaçme SPAK dy ditë më parë, dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani u vu në pranga me urdhër të SPAK, gjatë një operacioni ku u lëshuan 11 urdhër-arreste.
Mes të arrestuarve janë oficerja e drejtorisë së kufirit Jonida Babameto dhe shefi i seksionit të krimeve në komisariatin nr. 6 Dedan Gjoni.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka pasur me, Ervis Martinaj. /Telegrafi/