LAJMI I FUNDIT:

Akuza mes Mickoskit dhe MPB-së për aktivitetet e forcave speciale

Akuza mes Mickoskit dhe MPB-së për aktivitetet e forcave speciale

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në Facebook shkroi se javën e kaluar disa aktivistë të partisë së tij janë shqetësuar nga ana e forcave speciale të MPB-së, të cilët sipas tij, i kanë kontrolluar shtëpitë e aktivistëve, ndërsa në mesin e tyre kanë qenë edhe tre adoleshentë.

“Në protestën e fundit para qeverisë vetëm e kam përmendur, ndërsa sot shkruaj më detajisht për punët të cilët na i premtuan, por nuk i realizuan. Ministri për përndjekje dhe torturë Oliver Spasovski me një pjesë të kontrolluar nga policia, javën e kaluar kanë kontrolluar shtëpitë e 15 aktivistëve të OBRM-PDUKM-së, do të thotë jo ish-funksionarë ose prej tyre aktual, por njerëz të thjeshtë dhe besnik të partisë të cilët hapur kanë dalur kundër politikave të LSDM-së dhe Zaevit”.

“Me forca speciale, armë zjarri në shtëpitë e njerëzve të ndershëm, të cilët përnjëherë janë bërë si të dyshimtë për vepra kundër shtetit. Njëri prej tyre ka tre fëmijë, ndërsa mund ta paramendoni çfarë trileri është kur fëmijët e tij i kanë parë forcat speciale në shtëpi”, ka shkruar sot Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Pas akuzave të kryetarit të opozitës maqedonase ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila përmes një komunikate për media thekson se pas ndryshimeve në udhëheqësinë e policisë në vitin 2017, ata po punojnë në mënyrë profesionale dhe vetëm sipas ligjeve.

“Në pajtim me ligjin po ndërmerren disa aksione, por asnjëra nuk është e motivuar politikisht. Aksionet bëhen për sanksionimin e disa veprimeve kriminale, me qëllim që të përmirësohet siguria për qytetarët. Në këtë mënyrë policia do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen, me qëllim që qytetarët të ndjehen më të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori