Aktorja amerikane, Andie MacDowell, ka marrë shumë vlerësime për paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë.
Ndërkohë që shumë kolege të saja ndjekin trendet, ajo vendosi t’i qëndrojë besnike vetes, ndaj tërhoqi vëmendjen me flokët e thinjura.
Më herët, 65-vjeçarja ka deklaruar se gjatë karantinës kishte vendosur ta ndalojë lyerjen e flokëve dhe ta pranojë veten ashtu siç është.
Për premierën e filmit “The Old Oak” në festivalin e sipërpërmendur, ajo zgjodhi një krijim të stilistes italiane, Alberta Ferretti, ndërsa dukjen e kompletoi me grim të thjeshtë.
“Ti je frymëzim për shumë femra”.
“Ajo është prova se atraktiviteti nuk varet nga mosha”.
“Një nga aktoret më të bukura të të gjitha kohërave” – janë disa nga reagimet në rrjetet sociale.
Pak muaj më parë, në një bisedë me gazetaren Katie Couric, Andie tha se është lodhur duke u përpjekur të duket e re.
“Është e vështirë të jesh person i moshuar duke u përpjekur të jesh i ri. Duhet shumë përpjekje… Nuk mundem! Plakja është një realitet dhe nuk mund të ndalet. Do të ndodhë”, është shprehur aktorja. /Telegrafi/