Një sukses të tillë, do ta kishte zili çdo kush që ëndërron të ketë një karriere të suksesshme në një vend të huaj.

Ky është rasti i aktores kosovare Ftesa Hazrolli që tanimë është bërë pjesë e menaxhmentit të njohur turk “Edit Menaxhment”, menaxhment ky shumë i famshëm në Turqi, pjesë e të cilit janë aktorë të njohur, ndër to edhe Jessica May.


Ftesa ka diplomuar në aktrim në Universitetin e Prishtinës, ajo para një viti është vendosur në Stamboll për të vazhduar karrierën e saj në aktrim, ku ka përfunduar një “Actor Studio” me drejtim sistem Stanislavskit ku edhe ka luajtur monologun "KADIN (Gruaja)" nga drama "UYANIŞ (Zgjimi)" me shkrimtar Dario Fo.

130285045 995722907585048 8064220906837726300 n

Siç shihet nga puna e deri tanishme Ftesa është një aktore tejet premtuese.

Ajo tani është duke ndjekur edhe studimet në nivelin Master në drejtimin “Aktrim dhe Regji” në Istanbul Aydin University. /Telegrafi/

130714938 133953441650266 380385560358796902 n

130194068 430549688104209 1132571131788363953 n