Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Tom Troupe, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e tij në Beverly Hills, vetëm pesë ditë pas ditëlindjes.

Lajmi u konfirmua nga një përfaqësues i familjes, duke theksuar se ai vdiq nga shkaqe natyrore.


Troupe ishte i njohur për rolet e tij në seriale dhe filma si “Star Trek", "Mission: Impossible”, “My Own Private Idaho” dhe “Cagney & Lacey”.

Tom Troupe

Ai ishte gjithashtu bashkëshorti i aktores së ndjerë Carole Cook. Dyshja ishin shumë aktiv në skenën teatrore të Los Angelesit.

I lindur më 15 korrik 1928 në Kansas City, Missouri, Troupe nisi karrierën e tij në teatrot lokale përpara se të shpërngulej në New York në vitin 1948.

Ai ishte i martuar me Carole Cook

Ai studioi në “Herbert Berghof Studio” nën drejtimin e aktores së njohur Uta Hagen, dhe më pas shërbeu në Luftën e Koresë, ku u nderua me medaljen “Bronze Star”.

Pas kthimit nga lufta, debutoi në Broadway në vitin 1957 me rolin e Peter van Daan në “The Diary of Anne Frank”. Më pas, Troupe u zhvendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën në Hollywood, ku ndër vite luajti në dhjetëra role në film dhe televizion, nga vitet '60 deri në fund të viteve '90.

Tom Troupe

Përveç aktrimit, ai ishte edhe shkrimtar dhe regjisor i talentuar.

Tom do të kujtohet si një figurë e rëndësishme e skenës dhe ekranit amerikan, me një karrierë që zgjati më shumë se pesë dekada. /Telegrafi/