Aktori Sherri dhe skenografi Kondo dekorohen me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë

Ceremonia e dekorimit të këtyre personaliteteve të skenës u zhvillua gjatë një takimi me deputetë, autoritete të pushtetit vendor, artistë dhe intelektualë, që presidenti Topi pati në Teatrin “Bylis” të Fierit.
Në fillim të ceremonisë fjalën e rastit e mbajti kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqaj, i cili ndër të tjera vuri në dukje rëndësinë e vizitës së presidentit dhe vlerësimin që i bëhej Fierit dhe qytetarëve fierakë nga prania e Kreut të Shtetit.
Pas leximit të dekreteve përkatëse nga Këshilltari për Shëndetësinë, Arsimin dhe Kërkimin Shkencor, Maksim Cikuli, në shenjë vlerësimi dhe nderimi, Presidenti Topi ua dorëzoi dekoratat përkatësisht aktorit Muhamet Sherri dhe skenografit Pano Kondo, të cilët e falënderuan nga zemra kryetarin e Shtetit për nderimin dhe vlerësimin që iu bë punës dhe veprimtarisë së tyre artistike. /Telegrafi/




















































