Aktori i "James Bond", Rory Kinnear njofton se motra e tij ka vdekur nga coronavirusi

Aktori Rory Kinnear së fundmi ka njoftuar se motra e tij, Karina, ka vdekur në moshën 48-vjeçare nga coronavirusi.
Duke folur për The Guardian, aktori i “James Bond”, 44-vjeçar, tha se Karina kishte rezultuar pozitive për COVID-19 në fillim të javës së kaluar, virus ky që e preku në stomak, mushkëri dhe veshka.
Karina vdiq të dielën pasdite, ndërsa familja e saj i dhanë lamtumirën e fundit përmes telefonit dhe ‘Facetime’.

Ylli i kinematografisë botërore u shpreh se është tejet krenar që ishte vëllai i saj dhe për të gjitha gjërat që ia mësoi gjatë jetës.
Një infermiere mbajti gjithashtu iPad-in e Karinas, kështu që nëna e saj mund të rrëfente tregimin e saj të preferuar me anë të ‘FaceTime’.
Rory tha që nëna e tij më pas e mbante në shtëpi celularin e saj, në mënyrë që motra Kirsty t'i tregonte Karinas sesa shumë e donte dhe se do i mungonte.

Ajo gjatë gjithë jetës kishte probleme me shëndetin dhe u paralizua në moshën 19-vjeçe pas një operacioni të bërë në shpinë.
Kinnear gjithashtu pësoi dëmtim të veshkave pas një beteje me sepsë në 2014. /Telegrafi/




























































