Komediani dhe aktori i njohur amerikan, Danny DeVito, ka dhënë së fundmi një intervistë përmes së cilës ka treguar për origjinën shqiptare të paraardhësve të tij.
Ylli i Hollywoodit zbuloi se gjyshja e tij ishte kalabreze dhe fliste dialektin gegë.
Kjo pjesë u shpërnda në Twitter nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.
“Gjyshja ime ishte nga Kalabria, në fund të çizmes (i referohet formës së hartës së Italisë) dhe atje është Shqipëria. Ajo fliste… një gjuhë, një dialekt që quhet gegë”, u shpreh aktori.
Ai tutje ka sqaruar se ky dialekt është e folura në veri të Shqipërisë.
“Disa njerëz mund ta dinë se çfarë është. Është një gjuhë hibride”, thotë Danny DeVito.
Dialekti gegë është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe që flitet nga shqiptarët në veri të Shqipërisë, Kosovë, në Maqedoni si dhe në Mal të Zi.
Danny është i njohur për paraqitjet në filmat si: “Matilda”, “Batman Returns”, “Ruthless People”, “Romancing the Stone” etj. /Telegrafi/
Ha. Good old @DannyDeVito, explaining his Albanian origin. He even remembers how his grandma, bless her, spoke Gheg/Gegë, the Albanian dialect of north Albania / Kosovo, also found in medieval Albanian communities in Calabria and Sicily. pic.twitter.com/KQ1VZXIu1B
— Petrit Selimi (@Petrit) December 19, 2022