Këshilltari i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka treguar rreth përleshjes fizike që kishte me Bardh Ahmetin e Partisë Socialdemokrate (PSD).
Azemi, përmes një postimi në Facebook, e ka pranuar se ka pasur një përleshje me një anëtar të PSD-së, por ka kundërshtuar përpjekjet sipas tij për t’i dhënë konotacion politik këtij rasti.
Postimi i plotë i Azemit:
“Të dashur qytetarë, aktivistë, familjarë. Të nderuara media.
Lajmi që po qarkullon në disa portale rreth një sulmi fizik ndaj një antari të PSD-së, qëllimisht po tentohen t’i ipen konetacione politike, për tu viktimizuar e për të mashtruar opinionin.
Është e vërtetë se me përsonin në fjalë kam pasur një kacafytje, dhe jam i vetdijshëm se mënyra se si jam përgjigjur nuk ishte e duhura, por pas një provokimi (fyerje) që morra nga ai përson u kundërpërgjigja në një mënyrë jo adekuate.
Ajo çfarë ka ndodhur ka shqetësuar shumë edhe familjarët e mi, sepse 4 përsona kanë ardhur tek shtëpia ime dhe më kanë kërcënuar. I kërkojë falje gjithashtu edhe familjarëve të përsonit në fjalë sepse sigurisht se janë shqetësuar dhe nuk i dijnë arsyet e ngjarjes.
Ka pasur qindra raste kur jemi provokuar e madje edhe jemi rrahur brutalisht, mirëpo asnjëherë nuk kam vepruar me hakmarrje dhe kam duruar lloj-lloj provokimesh. Mirëpo në atë moment nuk kisha zgjidhje tjetër.
Po e theksoj përsëri se veprimi im nuk ishte zgjidhja e duhur, mirëpo me shpresën që kjo ngjarje të shërbej si mësim për të dy palet, që as mos të provokohet në mënyra të tilla e as mos të bijmë në provokime të tilla.
Ju kërkoj falje sinqerisht, të gjithë atyre që janë shqetësuar nga kjo ngjarje!” (sic.), ka shkruar Azemi. /Telegrafi/