LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për shpëlarje parash, i merrte paratë e i transferonte në Kinë e Zvicër

Aktakuzë për shpëlarje parash, i merrte paratë e i transferonte në Kinë e Zvicër

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër të pandehurit V.F. nga Prizreni, për vepër penale “Shpëlarje parash”, e paraparë në nenin 308 të Kodit Penal të Kosovës dhe nenin 32 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes se parave dhe financimin e terrorizmit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.F. gjatë periudhës kohore 2014-2016, ka pranuar mjete monetare nga një person NN, se pari ka deponuar në xhirollogari personale nën vlerën prej 10,000€, pastaj të njëjtat, menjëherë i ka transferuar për në shtete jashtë Republikës se Kosovës, Kinë, Zvicër etj.

I pandehuri në këtë mënyre kishte vepruar në 17 raste, ku shuma e transfereve arrin vlerën mbi 170,000€.


I pandehuri, në këtë mënyre, kishte pranuar provizion dhe ia kishte mundësuar personit NN, shpërlarjen e parave, gjë që edhe vet kishte kryer veprën penale “shpëlarje parash”, e paraparë me ligjet e lartcekura.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës, i PSRK-së, i cili ka propozuar Gjykatës, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori