LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për katër zyrtarë në Klinë

Aktakuzë për katër zyrtarë në Klinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Pejë për rastin “Klina”, ku katër të pandehur akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Përveç kësaj, dy nga të pandehurit akuzohen edhe për veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave-të ardhurave, dhuratave, dobive materiale të tjera ose detyrimeve financiare, shkelje kjo nga neni 437 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës pas hetimeve të ndërlikuara të kryera nga Policia e Kosovës.