LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në Prilep, arrestohen tre persona

Aksion i policisë në Prilep, arrestohen tre persona

Policia në Prilep mbrëmë ka privuar nga liria tre persona tek të cilët është gjetur drogë, ndërsa janë sanksionuar 20 shoferë, prek të cilëve 14 prej tyre janë përjashtuar nga komunikacioni.

MPB-ja kumtoi se gjatë mbrëmjes së kaluar nga ana e ekipeve patrulluese të përbërë nga nëpunës policor të Departamentit të policisë së uniformuar, Njësiti për intervenim të shpejtë, Njësiti special për mbështetje, Njësiti i policisë intervenuese dhe Zyrës së jashtme për çështje kriminalistike – Prilep janë kryer kontrolle ndaj personave dhe automjeteve të udhëtarëve në territorin e Prilepit.

Gjatë kontrolleve janë privuar nga liria tre persona. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur një sasi e madhe tabletash “ekstazë” dhe kokainë, ndërsa tek dy personat e tjerë është gjetur kokainë. Kundër këtyre personave do të iniciohen kallëzime sipas nenit 215 të Kodit penal.


Nga MPB gjithashtu informojnë se në periudhën nga ora 21:00 deri ora 04:00, Njësia mobile për siguri në komunikacionin rrugor ka realizuar kontroll të përforcuar në territorin e qytetit të Prilepit për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 20 shoferë, ku 14 prej tyre janë përjashtuar nga komunikacioni.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori