Sipas burimeve të policisë të dhënë për televizionin "Alsat", policia në kuadër të një operacioni në shkallë të gjerë në Shkup ka nisur një operacion anti drogë intensiv.

Të dhënat e para flasin për të paktën 4 persona të ndaluar.


Operacioni po zhvillohet në kuadër të Sektorit për Krim të Organizuar dhe Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejt, Shkup.