LAJMI I FUNDIT:

Aksion evropian për parandalim të krimit në Ballkanin Perëndimor

Aksion evropian për parandalim të krimit në Ballkanin Perëndimor

Në suaza të kontrolleve të përforcuara për luftë kundër tregtisë ilegale me armë zjarri, migrimit ilegal, mashtrimit me dokumente dhe tregtisë ilegale me droga në Ballkanin Perëndimor në vendkalimet kufitare Tabanoc, Bllacë dhe Bogorodicë të vendit janë kontrolluar 214.147 persona, automjete dhe hapësira, ndërsa janë arrestuar 175 persona. Prej tyre 23 ishin arrestuar gjatë fazës përgatitëse, ndërsa 149 në fazën operative, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Përveç kësaj, në operacionin Ditët e aksionit të përbashkët (DAP) për Ballkanin Perëndimor në vitin 2019, janë dhënë 329 refuzime në hyrje, janë zbuluar 164 hyrje të fshehta, si dhe 111 për tejkalim të lejes së qëndrimit. Në operacion janë zbuluar dhe 14 mashtrime ose keqpërdorime të vizave, 71 dokumente të falsifikuara, si dhe 54 armë zjarri dhe 895 pjesë municioni.

Aksioni është pjesë e EMPAKT programit (Platforma multidisiplinare evropiane për luftë kundër kërcënimeve nga krimi), e cila përfshin tregti ilegale me armë zjarri, migrim ilegal, mashtrim me dokumente dhe tregti ilegale me droga bashkoi 6.758 nëpunës policor, prej të cilëve 6.708 nëpunës në terren dhe 50 nga Qendra operative me seli në Europol.


“Pas fazës përgatitëse disamuajshe, në fillim të muajit u zbatua faza operative e këtyre aktiviteteve policore ndërkombëtare, në të cilën 50 nëpunës policor pothuajse nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Europol, Fronteks, INTERPOL dhe IPA/2017 i intensifikojnë kontrollet për ndalimin e tregtisë ilegale dhe fshehjen e armëve dhe municionit, si dhe te tregtia e palejuar me drogë dhe migrim ilegal. Në bazë të informatave të marra paraprake për trendet dhe drejtimet rajonale të lëvizjes së llojeve të krimit të lartpërmendur, të diferencuara ishin tre vendkalime kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut, në të cilat janë kryer kontrolle të përforcuara të automjeteve dhe udhëtarëve – VK Tabanocë-Serbi, VK Bllacë/Kosovë, VK Bogorodicë/Greqi”, kumtoi MPB.

Gjatë realizimit të fazës operative të aksionit, aktivitetet ishin ndjekur dhe koordinuar në suaza të dy shtabeve operative, në MPB dhe në Europol në Hagë, Holandë ku ka punuar Qendra e koordinuar operative, me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në aksionin dhe nga organizatat ndërkombëtare.

Operacioni ishte koordinuar nga programi EMPAKT, si pjesë e ciklit politik të BE-së, plan katërvjeçar për luftë kundër krimit serioz dhe të organizuar, ndërsa rezultatet dhe informatat e mbledhura do të ndihmojnë në përforcimin e hetimeve të përbashkëta të ardhshme dhe rrjedhëse të kufijve të Evropës dhe sigurisë së brendshme.

Për shkak të nevojës nga këmbimi i shpejtë i informatave gjatë aksionit, përkatësisht sigurimit të qasjes së SMPS-së dhe Byroja për lidhje në Europol deri te të gjitha bazat kombëtare në dispozicion të të dhënave, për shkak të kryerjes së kontrolleve në kohë reale, korrespondenca e tërësishme me pjesëmarrëset është zhvilluar për këmbim të shpejtë dhe të sigurt të informatave.