Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në Krushë të Madhe, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Krushë e Madhe. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Me datë 10.12.2019 në ora 16:30 stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni të ndodhur në fshatin Krushë e Madhe.
Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ku janë të involvuara dy automjete udhëtarësh me ç’rast kanë mbetur të lënduar katër persona të cilët sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Podrimaj.

Ajo ka shtuar se rasti po hetohet nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor. /Telegrafi/

Exit mobile version