Aksident trafiku, humb jetën 32-vjeçari

Bëhet e ditur se në këtë aksident janë involvuar dy vetura.
Zëvendësdrejtori i Drejtorit Rajonal të Policisë, kapiten Basri Shabani, ka thënë se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura që shkonte në drejtim të Kaçanikut, për shkaqe tani për tani të panjohura, ka dal në anën e kundërt të drejtimit të ngasjes, me ç’ rast ndeshet me veturën tjetër që vinte nga drejtimi i Kaçanikut, transmeton KP.
Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e viktimës, por ka thënë se personi që ka ndërruar jetë, është një 32 vjeçar nga komuna e Kaçanikut.
Mësohet se dy të lënduarit, janë bartur në Urgjencën e Spitalit të Ferizajt, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































