Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale në Kaçanik mbrëmë rreth orës 20:35.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona .


Viktimat  janë dërguar në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/