Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në udhëkryqin te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihen dy vetura të aksidentuara në semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Agim Ramadani”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”.


Nuk dihen shkaqet e aksidentit as nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Aksidenti ka ndodhur në kohën kur në Prishtinë ka reshje të dendura të borës.

aks1

aks2