Në një aksident, që ka ndodhur sonte në mbrëmje në qendër të Prishtinës në Rugën "Luan Haradinaj", janë përfshirë tri automjete.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30, në rrugën “Luan Haradinaj”, pikërisht para Drejtorisë së Policisë së Kosovës.


Sikur shihet në videon e Ekonomia Online, dëme materiale kanë pësuar tri automjete.

Policia ka dalë shpejt në vendin e ngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Asnjë nga personat e përfshirë nuk kanë marrë lëndime serioze.

aks

aksident eo