Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme Lutfi Topojani nga Kosova. Shkak për këtë aksident, nga këqyrja e parë e vendit të ngjarjes, është bërë përplasja e automjetit me trafik-ndarësen e më pas rrokullisja e mjetit që ka dal nga njëra korsi në tjetrën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë çuar trupin e pajetë në morgun e spitalit rajonal. Në automjetin tip autobot, drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm. Aktualisht, si pasojë e këtij aksidenti, edhe njëra korsi e autostradës është e bllokuar për qarkullimin pasi ekspertët ende nuk kanë bërë hetimet dhe nuk janë nxjerrë shkaqet e aksidentit në të cilin humbi jetën 33-vjeçari, transmeton BW.


Java e fundit për autostradën Kalimash-Morinë, e pikërisht vendi ku ka ndodhur dhe aksidenti, është shoqëruar nga aksidente tragjike, ku nga aksidenti i pak ditëve më parë humbën jetën tre persona dhe u plagosën tre të tjerë. Kjo pjesë e rrugës karakterizohet nga një dishezë shumë e fortë e cila bëhet shkak për aksidente të shpeshta. /Telegrafi/