LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rënd në Prishtinë

Aksident i rënd në Prishtinë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Nga vendi i ngjarjes, siç raporton Ekonomisti, janë bartur disa persona të lënduar, mirëpo nuk dihet ende nëse ka pasur të vdekur.

“Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Një veturë e tipit Fiat Coupe, një kombibus dhe një kamion janë aksidentuar rëndë. Kamioni është përplasur në një shtëpi, ndërsa automjeti Fiat është përplasur për kamioni sikur edhe kombibusi. Nga automjetet janë nxjerrë disa persona të lënduar.

Policia ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes. Qytetarët që kanë qëlluar afër janë shokuar nga ky aksident. Në vendin e ngjarjes po flitet që vetura Fiat ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi të madhe”, ka thënë Taulant Rexha, një kalimtar rasti.

Megjithatë, siç mësohet, nga ky aksident, fatmirësisht, nuk ka viktima e as të lënduar rëndë. Sipas informacioneve të marra në Emergjencë, dy persona që kanë pësuar lëndime më të renda janë duke u trajtuar.


“Personat e përfshirë në këtë aksident nuk janë në rrezik. Tani ata janë duke u trajtuar nga ekipet e mjekëve dhe janë mirë. Gjendja e tyre është stabile, vetëm kanë pasur disa lëndime të lehta”, kanë thënë mjekët në Emergjencë. /Zëri//Telegrafi/