“Sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se AKI kryen detyrat dhe përgjegjësitë që i ka të përcaktuara në mënyrë mjaft profesionale dhe ka kapacitete të mjaftueshme për tu përballur me sukses më të gjitha sfidat që mund të paraqiten gjatë përmbushjes së mandatit kushtetues dhe ligjor. Publikimi i lajmeve të tilla sensitive dhe të pa vërteta, përveç që paraqet një qasje jo profesionale gazetareske, mund të dëmtoj rëndë edhe interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj kërkojmë që të kihet me shumë kujdes në trajtimin e këtyre temave të ndjeshme”, thuhet në reagimin e AKI. /Telegrafi/